Një dietë me ujë është një mënyrë efikase për të rënë në peshë të paktën gjysmë kilogram në javë. Uji është një mundësi e mirë për të rënë në peshë. Nëse doni që të keni një dietë të shëndetshme dhe të suksesshme është e rëndësishme që në mëngjes të pini një gotë të madhe uji apo çajit apo lëngu natyral. Fruta dhe lëngje mund të hani apo të pini sa të doni. Në kohën e paradrekes Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral.
Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe citroni në vjeshtë dhe dimër; pjepri dhe shalqiri në pranverë dhe verë.
Në drekë një gotë e madhe ujë para buke dhe një gotë çaj pas buke. Menyja përbëhet nga perimet të papërpunuara, në masë sa të dëshironi ju, me uthull, vaj, limon sipas dëshirës. Sallatës mund t’i shtoni edhe ullinj. Guxoni të hani secilën lloj të sallatave të papërpunuara dhe të konservuara: selino, sallata e jeshile, karrota, spec, tranguj, qepë, misër, sojë, domate.
Një gotë qumësht apo kos, apo 30 gram djath ose ndonjë frut. Darka Pini një gotë ujë para buke dhe një filxhan çaji pas buke, 100 gramë mish (pule apo viçi) ose 150 gramë peshk, apo një vezë me perime dhe pemë. E rëndësishme: Pini të paktën tetë gota ujë në ditë, ndërsa të ushqyerit duhet të jetë i pasur me gjëra që përmbajnë shumë ujë, siç janë frutat dhe perimet.