Një prej kompanive të rrjetit të supermarketeve kryesore në Malin e Zi, dyshohet se është porositësja e ngarkesës prej 400 kilogramë kokainë e kapur të mërkurën 12 Janar.
Ajo ishte fshehur në kontejnerët e bananeve të mbërritura në portin e Barit dhe më pas u sekuestrua nga policia malazeze në magazinat e kompanisë.
Kokaina ishte e ambalazhuar në pako me banane që vinin nga Ekuadori. Organet hetimore të Malit të Zi pohojnë se dërgesa është mbajtur në monitorim që në mbërritje në port.
Hetuesit e kanë ndjekur hap pas hapi lëvizjen e ngarkesës me banane ku dyshohej të ishte fshehur droga.
Kompania që dyshohet se është e përfshirë në këtë trafik droge importon prej shumë vitesh banane nga Amerika Latine kryesisht nga Ekuadori dhe nga Brazili. Vitin e kaluar në Malin e Zi policia arriti të sekuestrojë në total 7 ton drogë sasi nga e cila 1200 kilogramë ishin e llojit kokainë.
Në muajin Qershor të vitit 2020, u sekuestruan vetëm në një ngarkesë katër ton drogë që vinte nga Amarika Latine.
/a.r