Shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli ka reaguar pas një postimi të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në lidhje me komunikatën e Qeverisë së Kosovës për protestat e djeshme ku përmendej edhe ai vet, ka thënë se ajo komunikatë ka shpifur.
Statusi i Havolllit:
A e din Shpendi qe mbi 100 koktej molotovi jane hedhë të shtunën, e 200 te tjera i kane pasë te gatshme militantet e tij? Mos thoni qe kjo nuk është organizim paramilitar!? Marren që e ke bo nuk mundesh me mbulu me një status. Flitet se shume prej ketyre akteve po i pergatisin ne ndertesen qe ti e udheheq. Ahmeti ka thënë se Prishtina, për kryeministrin Mustafa, është një plagë e pashërueshme.
Kurse Ahmeti shkruan:
Filluan me shpifje ndaj komunës dje. Në komunikaten e qeverisë vazhduan me shpif prapë ndaj Komunes. Sot eksponentë të qeverise vazhduan me tituj arrogantë, shpifës prapë ndaj komunës e tashmë e arriten kulmin duke shpifur ndaj nënkryetarit Sejdiu duke e cilësuar si udhëheqës të personave me maska. Po të mos ishte aq e ulët e qëllimkeqe do të ishte komike.
E kuptoj që për kryeministrin Prishtina është plagë e pashërueshme, por kjo nuk i arsyeton dështimet kolosale të kësaj qeverie dhe arrogancen ndaj kërkesave të qytetarēve. Deklarimet e tij gjasojnë me ato të para dy viteve kur thoshte se fiton me duar në xhepa dhe i mallkonte qytetarët me “Zoti ju Marroftë”.
Këto fotografi janë përgjigja më e mirë ndaj veprimeve të kësaj qeverie. Këta qytetarë nuk tolerojnë qeverisje të padrejtë, me korrupsion, e me arrogancen e duarve në xhepa. E as që e pranojnë mallkimin e Mustafes më.
Qytetarët janë ata që ja u tregojnë vendin politikanëve. Mustafes ja treguan tashmë, së pari në dhjetor 2013 e tash edhe me 9 janar 2016. Pasiqë arroganca nuk po i lejon të reflektojnë,prapë po reflektojnë qytetarët për ta.