Një 38-vjeçar është aksidentuar pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti, teksa ishte duke punuar, në zonën e Qytet Studentit në Tiranë.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
‘Me datë 12.01.2022, në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
/a.r