Gjykata e Tiranës ka liruar të gjithë të arrestuarit për protestën e 8 janarit në selinë e PD.
Deputetja Albana Vokshi e shoqëruar nga një grup i anëtarëve të Komisionit të Rithemlimit, u shpreh se masat e sigurisë për lënien e tyre të lirë vërtetoi se protesta e 8 janarit ishte paqësore. Ajo ka vijuar akuzat teksa u shpreh se me urdhër të Lulzim Bashës persona brenda selisë së PD ushtruan dhunë mbi demokratët.
“Edhe seanca e sotme gjyqësore për masat e sigurisë për 18 protestuesit dëshmoi që protesta e 8 janarit ishte paqësore. Të 18 protestues u vërtetua se ishin arrestuar padrejtësisht. Nuk pati asnjë fakt dhe pamje filmike për t’i impikuar ata në dhunë. 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Jan shoqëruar në ambiente shumë larg selisë së PD. Arrestimi është i paligjshëm dhe është bërë me lista brenda partisë. Ajo çka u vërtetua edhe sot ishte që as organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur. Në datën 8 Lulzim Basha urdhëroi të ushtrohej dhunë mbi demokratët, 18 protestuesit janë sot heronj të demokracisë. Data 8 vërtetoi se ka një opozitë të vërtetë dhe dinjitoze”
/a.r