Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar, i cili dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në Tiranë.
Teksa shkëput një fjali nga reagimi i Escobar ku thotë se “është për të ardhur keq që dikush përdor dhunën dhe jo kutinë e votimit”, Paloka thotë se të njëjtën gjë i kanë kërkuar dhe Lulzim Bashës që prej shtatorit të vitit të kaluar.
“Këtë kutinë e votimit po i kërkojmë Bashës që në shtator, po ai bëri çdo gjë, e çoi PD drejt përçarjes e shkatrrimit , vetëm sepse nuk e pranon atë “kutinë e votimit”, shkruan Paloka.
/b.h
Si gjithnje Paloka, hiqet shejtan budalla; jo per te mbrojtur Bashen, por votimi behej ne nje kongres te perbashket., te propozuar nga Basha, dhe jo ne ate te imponuar nga Berisha!