Dy moderatorët e Channel 7, Mike Amor dhe Rebecca Maddern janë kapur duke folur me fyerje dhe ofendime për Novak Djokovic gjatë kohës që nuk është ishin në transmetim live. Në videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Amor heq mikrofonin që është akoma i ndezur, ndërsa kamera pa dashje vazhdon të regjistrojë.
Ndërsa kolegu i saj teksa kërkonte për mikrofonin e tij, Maddern e filloi bisedën duke e etiketuar numrin 1 të botës një gënjeshtar. Ai u përshkrua si “gënjeshtar, budalla e trap”.
“Sido që ta shikoni, Novak Gjokovic është një gënjeshtar, i poshtër, komplet trap,” tha Maddern. “Ashtu si sido që ta shikosh. Është për të ardhur keq që të gjithë të tjerët janë rrethuar rreth tij. Nga ta shikosh është një trap që vetëm gënjen. Një trap që mendon se po bën gjënë e duhur. Nuk mund ta justifikosh këtë veprim të tijin”.
Behind the scenes of @Channel7
Someone forgot to stop recording. pic.twitter.com/WVrNy8IUTo
— The Juggernaut (@TheJuggernaut88) January 11, 2022