Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzon Lulzim Bashën se tradhtoi dhe shiti vullnetin e qytetarëve.
I ftuar në ‘A Show’, Manjani tha se politikanët e profilit të Lulzim Bashës duhet të shporren nga skena politike.
Në vend që të japë llogari, tha Manjani, Basha ka zgjedhur të mbyllet në bodrum e bunker dhe shpërfill vullentin e shumicës.
“Unë personalisht nuk ia fal kurrë as në këtë jetë, as në atë jetë, një politikani të tillë që tradhton vullnetin e njerëzve. Nuk më intereson sa korrupsion kja bërë Lulzim Basha me kunatin e tij, i gëzofshin ato, as më duhen fare, ajo që më duhet mua është se ka shitur vullnetin. ngriti një pritshmëri të jashtëzakonshme, i shiti të gjithë, i la në rrugë. Le të ndërtojë pallat edhe te SHQUP-i.
Një politikan i tillë ka aq shumë llogari për të dhënë, saqë nuk do të japë llogari, por mbyllet në bodrum, futet në bunker. Keni parë ndonjë parti bunker gjëkundi? Çfarë standardi është ky? Dua t’i ve kapak kësaj gjëje me Lulzim Bashën si politikan.
Politikanë të tillë duhet të shporren nga skena politike. Lulzim Basha ka kaluar standardin e Ilir Metës, Sali Berishës, Edi Ramës dhe standardin më të keq të mundshëm të Erion Veliajt.
Ky njeri i ka tejkaluar, është simboli i faktit që e keqja s’ka fund. Këtu unë e kam mbyllur kapitullin me Lulzim Bashën”, u shpreh Manjani./m.j
ky manjani i dibers eshte i shqetsuar,se po ju vjen fundi komandantve e hajdtve qe i kane mbushur xhepet,me para te pista.plakut e lir floririt po ju vjen fundi tragjik,sic e kerkuan do ta gjejne.