Anëtari i Kryesisë Roland Bejko në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ deklaroi se përjashtimi i anëtarëve dhe disa deputetëve nga Kryesia e PD ishte vendimi më i drejtë që duhet të merrej.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Bejko tha se ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që e bërë më të lehtë një vendim të tillë, ndërsa shtoi se ndaj tik duhet të kishin nisur hetimet për nxitje të dhunës.
Po ashtu ai theksoi se nëse nuk do të ishte bërë ndërhyrja nga policia atëherë në protestën e 8 janarit në selinë e PD mund të kishte edhe viktima.
‘Mendoj që ka qenë vendimmarrja më e lehtë për të tilla raste sepse ua bëri Berisha dhe mbështetësit e tij. Skena u pa në ekrane dhe dhuna ishte e jashtëzakonshme dhe aty mund të kishte të vdekur nëse policia do të ishte vonuar edhe pak. Sepse nga momenti në moment mund të ndodhte më e keqja është thënë sepse kishte shumë urrejtje. Dhe kur ka shumë urrejtje çfarë mund të ndodhë veçse të çahen kafka. Mbledhja zgjati sepse të gjithë e morën fjalën dhe të gjithë e dënuan aktin e Berishës. Berisha jo vetën që realizoi këtë luftë civile në PD , por edhe u kthye në vendin e ngjarjes dhe bëri sikur nuk kishte ndodhur. Kur u pyet nëse kishte pasur apo jo përleshje Berisha tha jo. Ai e mohoi dhunën sepse nuk donte të pranonte dështimin dhe nuk do të pranonte se situata doli nga kontrolli. Po ashtu ai organizoi një revoltë të ngjashme sikur do të merrte bastinë. Ai i mohoi të gjitha dhe t’i mohosh këto je vërtet i poshtër. Unë brenda nuk ka qenë , por u tha se Policia ka ardhur 37 minuta pas komunikimit të parë që është bërë me të sepse kërkonin shkrese, por kjo nuk bëhej dot sepse ishin të shkatërruar. Por me fillimin e skemave të dhunës në një situatë të tillë jeta e njeriut prevalon mbi të gjitha dhe aty është rrezikuar seriozisht. Unë habitem se si nuk ka filluar procedura e hetimi si nxitës i kësaj dhune. Të pranosh me krenari se do të rikthehesh sërish aty kjo është kriminal edhe vetëm një çmendur mund ta thotë. Dhe sa i përket vendimi, ai ishte shumë i lehtë. Policia me të gjitha defekte që ka dihet që është përdorur nga Rama , por duam apo nuk duam nuk mund të bëjmë zgjedhje. Këta zotërinj që akuzojnë Bashën se thirrën policinë e Ramës e kanë kërkuar vetë atë. Pra ata veprojnë në shumë standarde dhe e bëjnë në mënyrë të ligë sepse duan që të nxjerrin keq Bashën sikur bashkëpunon me Ramën, por vetëm Berisha është ai që bashkëpunon’, tha më tej Bejko.
/b.h