Lulzim Basha mbledh mesditën e kësaj të marte kryesinë e Grupit Parlamentar. Burime për Klan News bëjnë të ditur se kjo mbledhje do të nisë në orën 12:00.
Kjo mbledhje vjen disa orë pasi kryesia e Partisë Demokratike vendosi përjashtimin nga partia, nga të gjitha funksionet drejtuese si dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe 8 përkrahës të tij.
Në vendimin e kryesisë thuhet se nga individët e përjashtuar apo pezulluar nga partia nuk pati asnjë akt distancimi nga aktet e dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim që synonin t’i imponoheshin vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë.
/a.r