“Ha ha ha laraskat perjashtojne shqiponjen!” Ky është reagimi i parë i ardhur nga radhët e LSI, lidhur me vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike për të përjashtuar nga partia Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.
Reagimi nga LSI ka ardhur nga nënkryetari Petrit Vasili. Megjithëse mes PD dhe LSI, marrëdhëniet janë zbehur ndjeshëm që pas zgjedhjeve të 25 prillit, Vasili duket i pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Ha ha ha laraskat përjashtojnë shqiponjën!”, shkruan Vasili në Facebook.
Sjellim ndërmend se Sali Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Vendimi për përjashtimin e tij përgjithmonë nga PD është marrë nga Lulzim Basha dhe Kryesia në mbledhjen që nisi pasditen e djeshme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
g.kosovari