Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e PD-së prej disa orësh, ndërkohë që nga mbledhja nuk kanë rrjedhur shumë informacione për mediat.
Basha mësohet se iu ka kërkuar që të gjithë anëtarëve që të hyjnë në mbledhje pa telefona, në mënyrë që diskutimet që do të bëhen të mbeten aty.
Kjo është mbledhja e parë që Basha bën me kryesinë, pas protestës së thirrur nga Berisha të shtunën, e cila kulmoi me akte dhune.
Nëse Kryesia do të marrë vendime për deputetët e grupit që i janë bashkuar Berishës, atëherë pritet që shumë shpejt në ditët në vijim të mblidhet Këshilli Kombëtar për të vulosur vendimet.
Pavarësisht se të shtunën nuk ia doli që të merrte selinë së bashku me mijëra mbështetës, Berisha ka paralajmëruar një protestë tjetër në ditët në vijim, edhe pse derimë tani nuk është dhënë asnjë datë.
Njoftimi i Gazmend Bardhit:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi
/a.r