Ish-kryeministri Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për protestën e dhunshme të së shtunës ku mbështetësit e tij sulmuan selinë e Partisë Demokratike. Sipas Berishës, protesta e drejtuar prej tij ishte paqësore, ndërsa vuri në dukje se po të donin njerëzit e tij protesta mund të përfundonte ashtu siç ka ndodhur më parë në Shqipëri ku revolta të tilla janë shoqëruar me të plagosur.
Pjesë nga intervista në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’
Berisha: Nga policia nuk është gërvishtur njeri. Nëse policia e merr këtë meritë unë them se gabon shumë rëndë. Ky ishte qëllimi ynë se ne e kemi paqësore lëvizjen se po të donim….
Çfarë do të bënit po të donit, do përballeshit me policinë?
Berisha: Absolutisht si protestat e tjera që janë bërë, që kanë përfunduar në Shqipëri me të plagosur nga të gjitha anët e nga këto e këto. Jo ne e kishim paqësore, ne ishim të përcaktuar lëvizje paqësore. Ju mund të thoni dyert, por unë paralajmërova. Komisioni për Rithemelimin kishte vendosur që të hapen dyert.
Ju thoni paqësore po turma është irracionale?
Berisha: Më falni përveç dyerve cilin plagosi turma më thuaj një, cilin gërvishti turma.
/a.r