29 vjeçari Sosha Makani, portieri i skuadrës më të fortë në Iran, FC Persepolis, ka përfunduar pas hekurave, pas një “gafe” që ka bërë në faqen e tij në Instagram.
Ai ka postuar një foto të vetes, në praninë e dy femrave, të cilat i ka kapur për qafe… por problemi nuk është ky!
Makani është dënuar pasi këto dy femra me të cilat ai ka pozuar janë shfaqur pa ferexhe, një “krim” që në Iran meret seriozisht dhe dënohet.