Mediat britanike i kanë bërë jehonë disa shqiptarëve të cilët edhe pse të dëbuar kanë mundur të rikthehen në Angli.
Një prej tyre është i riu shqiptar i njohur si Aleks Visha i cili konsiderohet edhe si “mbreti” i “Tik Tok” nga mijëra personat që e ndjekin në këtë rrjete social.
Sipas mediave britanike Vishaj u bë i njohur pasi filmoi veten e tij me një celular brenda qelisë në Britaninë e Madhe.
Gjatë bisedës 20-minutëshe me një mik të tij të mbushur me fjalë sharje në anglisht dhe shqip, ai thotë se e urren Britaninë, e urren policinë dhe pyet veten nëse mund të heqë dorë nga varësia e tij për të luajtur poker.
Sipas Daily Mail 32-vjeçari ditët e fundit ka mundur të rikthehet sërish në Britaninë e Madhe edhe pse u deportua.
Vitin e kaluar, Sekretarja e Brendshme Priti Patel nënshkroi një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare, e cila u zotua të rimarrë të dënuarit në Angli.
Në natën e Vitit të Ri, Aleks Visha postoi një video ku shihet me kostumin kombëtar të Shqipërisë dhe duke festuar në një bar në lindje të Londrës me shqiptarët e tjerë teksa këndonte me zë të lartë në gjuhën shqipe.
Në nëntor, një foto tjetër e tregon atë në Londër. Në të njëjtin muaj, ai u fotografua në një apartament me pamje nga horizonti i Londrës teksa u ul në një karrige i veshur me një kapuç stilisti të zbukuruar me një imazh të ikonës së filmit James Dean.
Ai mendohet se ka përdorur një pasaportë false për t’u kthyer, me avion ose traget, në shtator, pasi ka hyrë në një vend të BE-së duke përdorur po ashtu një vizë false.
Por përveç Vishajt, mediat britanike ngrenë alarmin edhe për Dorian Pukan, i cili është rikthyer pavarësisht dy dënimeve në Londër për vjedhje. Ai ishtë depërtuar dy herë dhe sërish kishte mundur të hynte në Londër.
Javën e kaluar, 27-vjeçari postoi një foto të tij duke buzëqeshur me një mik në një pijetore në Londër në rrjetet sociale.
g.kosovari