Sali Berisha është subjekt i SPAK në bazë të nenit 135 të Kushtetutës dhe nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Në këtë video, Sali Berisha shihet teksa urdhëron me dorë sulmin ndaj selisë së PD si ata komandantët në mesjetë që jepnin kushtrimin për sulm mbi armikun.
Të njëjtin kushtrim ka dhënë për vrasjet e 21 Janarit, Gërdecin, grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, firmat piramidale, vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. Për të gjitha krimet, janë dënuar ushtarët, por jo organizatori/komandanti. Për të shembur dallimet para ligjit shemb drejtësia e kalbur dhe u ngrit drejtësia e re.
Ndaj kjo video tashmë nuk inkriminon më vetëm Sali Berishën. Për çdo minutë që kalon, videoja kompromenton rëndë pozitat e kreut të SPAK, Arben Kraja, gërryen besimin tek SPAK, dhunon parimin e barazisë para ligjit dhe blindon kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Heshtja e SPAK para një prove krimi, vetëm për shkak të cilësive politike të autorit, është një krim i dyfishtë.
Si nuk paska vallë në SPAK një prokuror në lartësinë e detyrës për të cilin e paguajmë gati 5 mln lekë në muaj, një prokuror me b…, në lartësinë e besimit që i kanë dhënë shqiptarët dhe SHBA-BE, një prokuror që ka respekt për veten dhe ligjet, për të thirrur Sali Berishën për urdhërimin e sulmit mbi selinë e PD! SPAK ka ende kohë për ta shpëtuar reputacionin nga rrënimi i pakthyeshëm./ Nga Adriatik Doci, shqiptarja.com/