Teksa opozita ndodhet në një krizë të thellë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e PS drejtuesit politik të qarqeve.
Mbledhja që nisi në orën 08:30, dhe ka zgjatur vetëm gjysmë ore. Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhje ishte përmbledhja dhe analiza e situatës që kryeministri Edi Rama kërkoi më herët nga drejtuesit e PS-së në qarqe.
Pas mbledhjes së sotme të drejtuesve politik në qarqe, Partia Socialiste nesër do të ketë Mbledhje Kryesie.
Më 15 janar është edhe 30 vjetori i FRESH dhe pritët të ketë edhe një organizimi për të festuar këtë ditë të shënuar në kalendarin e socialistëve.
g.kosovari