Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për 4 personat e arrestuar për publikimin e listës së pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëve shqiptarëve.
Mësohet se për Eni Qirjako është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa për Andi Agarain, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi arrest shtëpie.
Katër punonjesit u arrestuan 3 dite me parë nga policia. Eni Qirjako dhe Andi Agaraj janë punonjësit e AKSHI-it, ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë dy punonjës të kompanive private që i kanë blerë të dhënat e shqiptarëve nga dy specialistët e IT-së tek Tatimet, që ishin të emëruar edhe pranë AKSH-it.
Në një deklaratë për mediat tre dite me pare drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka treguar pistat e hetimit ku është përqendruar deri më tani prokuroria për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.
Sipas Imerajt, dy personat e arrestuar që janë punonjës zyrtarë i kanë shitur të dhënat e pagave tek “subjektet private që punonjnë në fushën e përmbarimit me agjenci të ndryshme që këto të dhëna i kanë përdorur për qëllime të tyre apo qëllime të tjera”.
g.kosovari