‘Sot dita e fundit e Berishës në politikë’/ Basha konfirmon: Në protestë protagonistë ishin njerëz me precedentë penalë

Basha1

Gazetarët janë lejuar të futen në ambientet e brendshme të selisë së PD, ku edhe janë  transmetuar pamje nga shkatërrimi që i është bërë godinës.

Ka qenë kreu i PD Lulzim Basha ai i cili ka shoqëruar kamerat në zyra të ndryshme gazetarët.

Ndërsa foli për mediat, Basha tha se dita e sotme ishte paralajmëruar sot ditë sulmi.

‘Të vërtetën që beteja e Berishës nuk bëhet për askënd tjetër por vetëm për atë vetë, e di çdokush. Lajmi i parë i mirë është braktisja totale e cila u pa sot në shprehjen e fytyrës së tij. për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua. Ne ishim këtu për organizimin  e PD, por u përballëm jo thjesht për një çorganizim për ta nënshtruar PD, për interesa personale të Berishës. Falënderoj edhe ata që për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore dhe me shpresën se do të ishte diçka që do ndizte kundërshtarët , rivalët, i falënderoj për braktisjen që i bënë planit vëllavrasës me njëri-tjetrin. Të gjithë rivalët e kuptuan më në fund planin e vërtetë dhe fytyrën e vërtetë të Berishës. Padiskutim ajo që ndodhi është me qartë se nga ata 50—600 njerëz të thirru nga Berisha, protagonistë ishin një grup i ngushtë njerëzit të armatosur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e tyre brenda dhe jashtë. Ky është përfundimisht dimensioni i ndarjes me Berishën, i cili nuk pranon garën e vërtetë’, tha Basha.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com