Ministri i Brendshem Bledi Çuçi ka reaguar ndaj sulmeve qe eskponente mbeshtetes te Berishes i kane bere nderhyrjes se policise se shtetit per te parandaluar perplasjen tek selia e PD.
“Keqardhje e thellë për komentatorët politikë dhe publikë që baltosin Policinë e Shtetit, në një prej ditëve më të mira të saj përballë një ndër situatave më të ndërlikuara në historinë e pluralizmit”, deklaron Çuçi ne rrjetin social.
Ai nenvizon se “e drejtë, e paanshme, e përgatitur dhe profesionale Policia e Shtetit do të bëjë deri në fund punën e saj. Tanimë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, jashtë dhe brenda godinës së turpit të sotëm kombëtar”./m.j