Ish-ministrja në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, Majlinda Bregu ka reaguar për situatën e krijuar sot në PD, pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish kryeministri dhe lideri historik i demokratëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Majlinda Bregu thotë se “shkatërrimi i PD-së ka vite që ishte projekti më i qartë politik”.
POSTIMI I PLOTE
Ah sa keq! Ah sa keq! Dhe më kurseni komentet “po ti ku je”, që të mos them përsëri se shkatërrimi i PD-së ka vite që ishte projekti më i qartë politik!
“Te porta e parajsës zhvillohet ky dialog, midis heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe djallit, që sapo ka mbërritur në tokë nga një udhëtim i gjatë plot lajme:
Skënderbegu” Si janë pra shqyptarët dhe Shqypnia?
Djalli: Si janë? Si i don armiku!
“Nën hajat të Parrizit- Gjergj Fishta