Partia Demokratike ka reaguar pasi militantët e Sali Berishës sulmuan Roland Bejkon. Nëpërmjet një reagimi, PD e konsideron sulmin të papranueshëm, teksa thuhet se kjo është fytyra e vërtetët e Berishës që frymëzon dhunë.
“Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, një demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD”, thuhet në reagim.
g.kosovari