Mbështetësi e Berishës e kanë pritur me ofendime Ronald Bejkon, duke e mos e lejuar të futet në selinë blu. Ata i bërtasin ‘jashtë spiun’, ndërsa Bejko është larguar duke dalë edhe nga rrethimi i oborrit të selisë.
Në shkurt të 1991 ishim duke organizuar protestën kundër Enver Hoxhës, aty na ka ardhur turma e Enveristëve na ka shkelu me këmbë. Ne luftuam për demokraci dhe shikoni si manifestohet sot nga këta. Sot marrim këta shembuj, ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e elitës së PD që e kanë lënë partinë në këtë pikë. Erdha për t’u futur në seli dhe u ndesha me këtë reagim. I them Berishës të mbajë njerëzit në kontroll sepse këtë që më bënë mua këta sot, na e ka bërë vetëm Enver Hoxha në 1991 në Gjirokastër. Këtë e bëjnë sot këta që unë kam ftuar 30 vite për demokraci. Nuk kanë faj këta, faj ka ai që i ka sjellë këtu që të vriten demokratët. Të arrijnë sot njerëz që i kë dhënë bukë të të qëllojnë nga mbrapa. Kjo është bërë vetëm për interes të Berishës. Unë e kam mbështetur Berishën nga ‘97 në 2013, ka një moment që boll është boll.”, tha Bejko.
Roland Bejko është larguar nga ambientet e PD-së dhe nuk ka mundur dot të hyjë për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.
g.kosovari