Pak orë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, kreu i PD Lulzim Basha ka shkuar në seli rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Ai ka thirrur sot një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike për të diskutuar mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë.
“Të nderuar Kryetarë, Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor, “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, thuhet në mesazhin që Gazment Bardhi u ka çuar kryetarëve të degëve.
Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.
g.kosovari