Koalicioni arab i drejtuar nga Arabia Saudite përgënjeshtroi sot përdorimin e bombave thërrmuese në operacionet e saj ushtarake në Jemen, sipas sugjerimeve të Kombeve të Bashkuara.
“Ne përgënjeshtrojmë përdorimin e municioneve në Sanaa”, deklaroi për median, Gjenerali i Brigadës saudite, Ahmed al-Assiri, zëdhënës i koalicionit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon paralajmëroi dy ditë më parë se përdorimi i armëve thërrmuese për të bombarduar zona të banuara në Jemen, ky akt në tërësinë e tij përbën një krim lufte.