Vazhdon pathyeshmëria e Lazios me Etrit Berishën në portë. Skuadra romane e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 116-vjetorin, duke fituar 3-1 në Firence, kundër Fiorentinës.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për miqtë, ndërsa në të dytën portieri kuqezi ndali dy herë Giusepe Rossin.
Fundi i ndeshjes ishte emocionues, me tre gola në minutat shtesë. Dyfishoi Milinkoviç-Saviç në 92′, shkurtoi diferencën Roncaglia në 93’ (ku Berisha pati pjesën e vet të fajit), vulosi shifrat Felipe Anderson në minutën e 95-të.
Fiorentina tani mund të kalohet në renditje nga Juventus, me një ecuri të rrëmbyeshme pas javëve të para në nivel.