Një grup qytetarësh shqiptarë, mes tyre studentë kanë dashur t’i bashkohen protestës që po zhvillohet nga opozita në Prishtinë por jo vetëm që nuk janë lejuar të kalojnë në kufi por janë dhunuar nga ana e policisë kufitare. Newsbomb raporton se tani ata ndodhen përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë ku i ishte thënë se i pret ambasadori i Kosovës por askush nuk u ka dhënë asnjë informacion e as shpjegim lidhur me ngjarjen.
“Sot në pikën kufitare në Morinë një grup qytetarësh janë dhunuar nga policia e Kosovës në pikën neutrale. Fillimisht është ndaluar autobusi, na janë marrë mjetet e identifikimit dhe na u tha se nëse guxojmë të ndalojnë na priste një grup i forcave speciale.
Ne nuk mund ta lejonim veten të trajtoheshim si mallra konsumi, pa asnjë argument ligjor për të hyrë në Kosovë. Zbritëm, tentuam të kalonin në Prishtinë dy e nga dy si qytetarë të thjeshtë… Jemi dhunuar me grushta me fyerje me shkopa gome….”, rrëfen një nga studentet e ndaluara në kufi.
“Më duket e çuditshme përse më ka ndodhur se nuk e shikoj as veten si qytetare me rrezikshmëri sepse nuk kam pasur asnjëherë problem. Donim të kallëzonim penalisht policinë por na u tha nga policia jonë që kallëzimi penal duhej bërë në tokën e Kosovës bëmë një ankimim në policinë tonë kufitare dhe drejtori na tha që për këtë cështje na pret ambasadori i Kosovës por siç duket këtu nuk është duke na pritur njeri dhe kjo për ne është dy herë fyese’, shprehen studentët e revoltuar.
Ata i bëjnë thirrje instantancave shtetërore të dërgjegjësohen dhe reagojnë për këtë situatë.