Mëngjesi bëhet më i ëmbël, veçanërisht kur zgjimi bëhet me përkedhelje. Kështu ndodh edhe për tekstshkruesen Rozana Radi. Artistja ka ndarë më ndjekësit e saj në Instagram një foto shumë të bukur, ku një mace i përkëdhelet në shtrat.
“Ca dashurie është kjo Loreta, më zgjon me përkëdheje”, shkruan përkrah fotos Rozi, që duket qartë se po shijon ledhatimet e maces.
Në fund të viti të kaluar mediat publikuan historinë 3 – vjeçare të dashurisë së artistes me një oficer të Policisë Gjyqësore me emrin Shpëtim Karakushi. Ata u fotografuan në ambientet e “Panairit të Librit”, ndërkohë që u raportua se çifti prej një viti bashkëjeton në një apartament në Tiranë.
tvklan