Ylber Kera, personi i marrë peng sot në Tiranë, është gjetur nga policia duke pirë në një lokal në Paskuqan.
Gazeta Panorama ka zbardhur detaje nga operacioni i Policisë për gjetjen e 39-vjeçarit, i cili u rrëmbye nga dy të afërm të tij për një borxh të pashlyer, në afërsi të shkollës “Bajram Curri” në Tiranë.
Kera u rrëmbye në sy të djalit 7-vjeçar nga dy të afërmit e tij dhe më pas u gjet pas 2 orësh nga Policia në Paskuqan.
Por si e gjeti Policia Kerën? Në fakt, Kera kishte konsumuar alkool gjithë ditën dhe është gjetur nga Policia në një lokal në Paskuqan, duke pirë dhe fare i pashqetësuar për fëmijën 7-vjeçar.
Efektivët e Policisë e morën Kerën dhe e dërguan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.
Mirëpo, burime nga “Panorama” thonë se Kera ishte në gjendje të dehur dhe nuk mund të jepte asnjë dëshmi.
PANORAMA