Deri ditën e martën, ekspertët teknikë të mazhorancws dhe opozitws duhet të kenë sheshuar të gjitha kundërshtitë në draftin që do t’i propozohet Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, në të kundërtën, për pikat që nuk do të bihet dakort do të shkohet para deputetëve me dy propozime.
Këtë deklaroi në përfundim të tryezës së ekspertëve të nivelit të lartë të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, eksperti Gent Ibrahimi.
“Aty ku jemi në qendrime të njëjta po i formulojmë, ndërsa qëndrimet e kundërta do të diskutohen dhe do të përpiqemi t’i unifikojmë dhe në rast të kundërt do të shkojmë me dy propozime. Nuk do të ketë dy drafte, do të ketë vetëm një draft, por për çështjet ku grupet nuk bien dakort do të shkohet me dy opsione në Komisionin e Posaçëm Parlamentar. Zgjidhjet teknike i japim ne, po nëse është e pamundur të biem në konsensus do e kenë ata (Komisioni i Posaçëm Parlamentar) topin në lojë”, u shpreh Ibrahimi.
Kjo ishte mbledhja e parë e ekspertëve të të dyja palëve pas ujdisë së arritur të premten me ndërmjetësimin e fortë të ambasadorit amerikan, Donald Lu.