Si pasojë e përmbysjes së një autobusi në rajonin Havran të qytetit Balikesir të Turqisë i cili transportonte refugjatë sirianë, sipas të dhënave paraprake, mësohet se kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 42 të tjerë, Sipas informacioneve të marra mësohet se autobusi me targë 13 EC 403 nën drejtimin e Yaşar Özkan (63) është përmbysur në autostradën E-87 Balıkesir-Çanakkale. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e emergjencave 112 si dhe ekipet e policisë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka humbur jetën shoferi i autobusit dhe 7 sirianë si dhe janë plagosur 42 të tjerë, ku theksohet se 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndër të tjera mësohet se mes të plagosurve ndodhen 12 fëmijë dhe një grua shtatzënë dhe se të plagosurit janë dërguar në spitalet shtetërore në Balıkesir, İvrindi, Havran dhe Edremit.
Kryetari i lokal i zonës Havran, Yasin Öztürk ka pohuar se në aksident kanë humbur jetën drejtuesi turk i autobusit dhe 7 personat me shtetësi të huaj si dhe janë plagosur 48 të tjerë, ku mes tyre ndodhen 17 fëmijë dhe një grua shtatzënë”.