Bill Clintoni mendonte se George Ë. Bushi po “e mashtronte Amerikën si kandidat presidencial”, se Vladimir Putini kishte “potencial të madh” dhe se banorët e Ëyomingut “do të më qëllonin” nëse do ta vizitoja. Kishte shkruar edhe për “reaksionarët në Kongres”, kishte përjashtuar mundësinë e vrasjes së Sadam Hussein-it ose të Slobodan Milosheviçit dhe nuk i pëlqente të mendonte për plakjen, shkruan NYT, përcjell Koha Ditore. Në një moment i kishin ardhur aq shumë në majë të hundës zhvillimet në botë që nuk po e linin assesi rehat saqë i kishte shkuar ndër mend me shaka të merrte shtetësinë britanike.