Nga llogaria e shtetit vazhdojnë të dalin para për llogari të betejës për PTK-në, në të cilën Qeveria ka përballë kompaninë “ACP Axos Capital” GMBH. Ekskluzivisht për këtë çështje, ekzekutivi ka thirrur një mbledhje urgjente të premten, shkruan Koha Ditore. Kabineti Qeveritar ka marrë dy vendime në lidhje me këtë e që kanë kosto financiare. Një vendim tjetër e kishte marrë në shtator. Atëkohë kishte ndarë 200 mijë euro. Qeveria ka autorizuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) për të bërë pagesën e shpenzimeve administrative në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit mbi Investimet (ICSDI), përkitazi me këtë kontest.