Dy prej tri veturave të delegacionit të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala, u janë hequr targat me të arritur në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, shkruan Koha Ditore. Kjo nuk ka ndodhur me veturën në të cilën të premten Shala po udhëtonte drejt Preshevës dhe Bujanocit. Ai së bashku me zëvendësministrin e Kulturës, Rexhep Hoti, kanë udhëtuar me veturën e shefit të Zyrës ndërlidhëse të Qeverisë së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku. Veturave zyrtare nuk u janë vënë tabelat e përkohshme, por ato janë mbajtur brenda gjatë vizitës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lidhur dy memorandume bashkëpunimi me Komunën e Preshevës dhe atë të Bujanocit. Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, i ka thënë gazetës se vizita është bërë njëjtë ashtu sikurse kur zyrtarët serbë vizitojnë Kosovë.