Lufta mes anëtarëve të bandave në Durrës me qëllim kapjen e monopolit të trafikut të drogës, ka sjellë vrasjen makabre të Gazmend Çollakut.
40-vjeçari i vrarë tre ditë më parë ka pasur njohje me dy viktimën Ervin Kodra, të ekzekutuar në qëndër të Durrësit me 27 plumba kallashnikovi.
Sektori i Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar të kaluar e dy viktimave, pasi nga informacionet operative të mbërritura nga policia e Durrësit, rezulton se dy viktimat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe ishin të skeduar si kontigjent në trafikun e drogës, shkruan Shqiptarja.com
Për anëtarët e grupit hetimor tani për tani vrasja e Kodrës dhe shokut të tij nga Vlora, Endrit Çaushaj ngre dyshime të forta se mund të ketë shërbyer si indicie për t’u hakmarë ndaj Gazmend Çollakut. Sipas burimeve vrasje e këtij të fundit ka qënë përtej hakmarrjes pasi është kryer me mllef.
Viktimës i ishin thyer krahët dhe koka, më pas ishte lidhur dhe ekzekutuar me plumb në kokë, për t’u hedhur anës rrugës në një fshat të Krujës.