Godina e Kryeministrisë është izoluar gjithashtu një ditë para protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë blu. Fotoja tregon persona të shumtë që siç duket kanë mbërritur për të bërë ndryshimet e urdhëruara në Kryeministri.
Dera kryesore është mbuluar me pllaka metalike për ta mbrojtur godinën në raste incidentesh gjatë protestës.
ë fakt, protesta është paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha për tu mbajtur para selisë së Partisë Demokratike, por kryeministri Edi Rama siç duket ka dashur të marrë masa,
Nese ne oren 12.00 Berisha ka paralajmeruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë.
Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm./m.j