Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se selia e PD është e demokratëve dhe mendimit të lirë.
Ai theksoi se kjo seli nuk është e nuk do të jetë një han mesjetar ku mund të hyjnë eksponentë të botës së trafiqeve dhe krimit dhe të merret peng nga ish-zyrtarë të korruptuar të qeverisjeve të PD-së.
“Selia e PD s’do jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Berishës. Situata është e qartë. Përplasje mendimesh po, liri shprehje po, liri zgjedhjesh dhe garë, po. Përplasje nga ato që ka ndërmend Berisha nuk ka e nuk duhet të ketë. Demokratëve u bëj thirrje të rrijnë larg skenarëve të dhunës dhe destabilizimit të PD. Berisha po ju gënjen dhe po ju manipulon. Kërkon të përdore demorkatë. Nesër ai ka mobilizuar trafikantë dhe kriminelë për dhunë. “-tha Basha.
/b.h