Ish-deputeti Aldo Bumçi në Zona Zero ka reaguar ndaj deklaratës së Spartak Brahos se nesër do të ketë dhunë dhe madje dhe rrezikohet jeta e një deputeti. Ai hodhi në mënyrë kategorike se do të ketë dhunë nesër dhe se ftoj demokratët që të jenë pjesë e protestës së nesërme dhe të jenë sa më paqësore.
“Ne shkojmë në shtëpinë tonë nuk do të ketë dhunë, asnjëherë. Të jemi të vetëpërmbajtur, gjakftohtë dhe të mos ketë dhunë.. Hapja e derës nuk është dhunë dhe kërkoj që të zbatohet vendimi i datës 18 dhjetor, e të gjithë demokratët të shkojnë në shtëpinë e tyre. Kur një pakicë merr shumicën merr fund demokracia, vdes shpresa në këtë vend.
Basha e mban partinë me dunë e dyer të blinduara, çfarë partie është kjo me dyer të blinduara. Një opozitë e kyçur nuk i shërben askujt, duhet të jetë opozita pa dyer në figurative, që t’u shërbejë njerëzve dhe të krijojë koalicion të gjerë me qytetarët”, tha Bumçi.
Ndërsa theksoi se nesër në protestë është vendosur që të hapen dyert e blinduara, por për këtë nuk ka ndonjë informacion, pasi nuk është ekspert.
“Protesta nis në orën 12:00 është vendosmërisht paqësore, kur ne jemi të vendosur për të zbatuar parimin se një seli nuk mund të jetë e mbyllur, për ta kthyer atë në shtëpi të madhe. Hapja e dyerve është një çështje teknike, që unë s’jam ekspert. Nga ne nuk do të ketë dhunë.
Qoftë ky është skenar i shumicës, do të krijojë, që ka interes për një opozitë në krizë, por besoj se do të ti kthehej Edi Ramës. Ne jemi shumica nuk ka njeri që nuk e di, jemi të gatshëm për çdo moment e do të kemi zgjedhje për tre muaj, biem dakord me Bashën për një datën e zgjedhjes edhe më shpejt në do”, tha Bumçi./m.j
Bumc dhe Luli thite qe jemi shumice ,si do zgjidhet ljo ceshtje ?Me dhune do kete dhune.E vetmja rruge pa dhune eshte vendimi i gjygjesorit