Marklen Haka, një prej të arrestuarve ditën e djeshme nga aksioni i RENEA-s në të gjithë vendin është një emër i njohur për drejtësinë. Në shtator të vitit 2019 ai i shpëtoi një atentati në derë të shtëpisë së tij ku mbeti e vdekur halla e tij Shpresa Basha. Marklen Haka, arriti të shpëtonte, vetëm më një plumb në krah.
Atentatorët kishim mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetojnë anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush.
E gjitha rruga për të mbërritur tek 3 vilat e fisit Haka është e monitoruar 24 orë me kamera sigurie. Viktima 50-vjeçe dyshohet se, u qëllua aksidentalisht. Shpresa Basha ka hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur u qëllua me armë zjarri.
Haka ishte në oborr kur filluan të shtënat. Në vendngjarje u sekuestruan më shumë se 100 gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike. Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por u lirua për mungesë provash.
g.kosovari