Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur sot për ngjarjet e rëndë kriminale që kanë ndodhur në Tiranë ditët e fundit.
E pyetur nëse ka lidhje atentati në Don Bosko me sekuestrimin e 119 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, ajo tha se nuk është duke u hetuar në këtë pistë.
“Në fakt policia dhe prokuroria e Tiranës për shkak të ndodhive të ngjarjeve të fundit, ka qenë në kuadër intensiv për zbulimin e çdo ngjarje të ndodhur. Ne nuk mund të flasim paraprakisht nëse kanë lidhje ngjarjes, pasi nuk e kemi këtë pistë hetimi, ju si gazetar në terren mund të keni të dhëna të tjera dhe nëse mund të jenë të vlefshme për hetimin, jeni të mirëpritur që t’i ndani ato me organin e akuzës.
Në rastin më të parë që mund të kemi diçka konkrete jo vetëm të rënda, por dhe të natyrës sensitive për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të republikës së Shqipërisë ne ju do bëjmë me dije transparent”, tha Imeraj.
/a.r