Diego Hajnaj i cili u plagos dy ditë me parë në Vlorë, pasi u qëllua nga persona ende të paidentifikuar me kallashnikov, përdorte tre emra. Burime Report Tv, bëjnë me dije se ai përdorte emrat Teki Haxhiraj, Teki Hanaj dhe Diego Hanaj. Ai kishte disa ditë që kishte ardhur nga Holanda dhe makina tip ‘Audi’ kishte kaluar edhe herë të tjera në lagje, ndërsa dyshohet se ishte ruajtur nga autorët.
Po të njëjtat burime thonë se makina e autorëve me numër shasie të fshirë dhe targa të vjedhura në Tiranë. Kamerat kanë kapur makinën por pa mundur që të identifikojnë autorët. Në dëshminë e Diego Hanajt për efektivët e policisë, 36-vjeçari është shprehur se ‘Nuk njoha njeri, dhe nuk kam konflikt me askënd’, duke mos ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Makina ‘Audi’, natën e atënatit nuk i ndaloi patrullës së policisë, por ka ikur me shpejtësi marramendëse dhe më pas ka humbur gjurmët.
g.kosovari