Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i bëri apel opozitës për organizimin e protestave paqësore.
“E drejta për protesta paqësore është themel i demokracisë. Por jo dhuna”, ka shkruar Delawie, në rrjetin social Twitter.
Ambasadori Delawie në mënyrë të vazhdueshme ka kundërshtuar aktet e dhunës që kohët e fundit kanë qenë pamjet e shpeshta që ka ofruar opozita gjatë përplasjeve në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë Kuvendit.
KosovaPress