Aksidenti i dytë për ditën e sotme. Në aksin e autostradës Thumanë-Fushë Krujë është rregjistruar nëjë përplasje mjetesh. Si pasojë ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve.
Nga informacionet e para mësohet se personi i lënduar është transportortuar drejt Spitalit të Traumës për një ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e saj.
g.kosovari