Në emër të Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm i saj, Gazmend Bardhi, tha sot se eksponentë të grupit kriminal të dënuar në Britaninë e Madhe, nuk do të lejohen të hyjnë më në selinë e Partisë Demokratike. Ai përmendi emrin e Lumeshit, shoqërues i Sali Berishës.
Të Paekspozuarit kontaktoi me zotin Lumneshi përmes Skype-it. Ai i hodhi poshtë akuzat e Bardhit, duke i cilësuar shpifje dhe sajesa.
Ashtu si ju, edhe unë u habita me këtë B9-s. Nuk dridhem nga Gaz Bardhi, se ai nuk tremb as sorrat. Unë habitem nga këto shpifje dhe sajesa nga Gaz Bardhi dhe televizioni ABC. Ata më thanë e kemi marrë këtë informacion nga PD-ja.
Lumneshi tha se e ka mbështetur Partinë Demokratike dhe ka qenë mik i afërt i Bashës, por arsye politike, kreu i PD-së ka ndryshuar qasje ndaj tij.
Që në vitin ’90 unë jam demokrat i lidhur me PD. Kam marrë pjesë në të gjitha fushatat, eventet. Në ditët më të vështira kam qenë pranë PD, edhe në kohën e Bashës, edhe të Berishës. U habita me zotin Basha se e kam pasur mik. Gruan e Lul Bashës e kam konsideruar si motër. Kam marrë pjesë në çdo protestë. Nuk e kuptoj pse erdhi Basha në këtë pikë. Halli politik i Bashës nuk duhet të shkojë deri në këtë pikë me miqtë që e kanë mbështetur në ditët më të vështira. Këto ditë siç e shihni është pak si i tronditur. Akuzat ndaj meje janë të pabaza
/b.h