Ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjermani ku një baba shqiptar ka vrarë dy djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç ka tronditur të gjithë opinionin.
Ndërkohë që ngjarja thuajse është mbyllur nga hetuesit nëna e dy djemve u mor në pyetje për herë të parë.
Marrja në pyetje ishte e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck, pasi nëna fillimisht nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.
Kujtojmë se gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë dhe më pas ka qëlluar edhe veten për vdekje. Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital por ia doli të mbijetojë.
Ndërkohë që motivi që e shtyu burrin të qëllojë me armë është ende i paqartë, e vetmaj e mbijetuar e kësaj ngjarjeje të rëndë ka ‘kyçur’ gojën dhe nujk ka dhënë asnjë detaj mbi ngjarjen.
Edhe pse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur kjo nuk ka mjaftuar që familja shqiptare të kishte një fund tragjik./m.j