Shtatë persona janë arrestuar në një aksion që u zhvillua sot në disa lokacione në Kosovë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se dy nga të arrestuarit janë zyrtarët të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe pesë të tjerë qytetarë.
Sipas njoftimit, ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.
Në mesin e të arrestuarve është kryeinspektori i kësaj ministrie, Bedri Halimi.
Ai është parë duke u nxjerrë i prangosur nga objekti i kësaj ministrie.
Halimi ishte përmendur edhe në vitin 2019 nga organet e hetuesisë. Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
/a.r