Arenc Kukaj ishte fëmija i parë për vitin 2022 që lindi në Shkodër. Nëna e vogëlushit, Arjeta, ka një histori të veçantë pasi të dy fëmijët e saj kanë lindur me 1 Janar. Dy vite më parë, Arjeta solli në jetë djalin e parë dhe po në të njëjtën ditë, erdhi në jetë dhe djali i dytë.
Për të, lindja e dy fëmijëve të saj në të njëjtën datë është një emocion i dyfishtë. Arjeta dha një intervistë këtë të enjte për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku tha se ishte rastësia më e bukur që mund t’i ndodhte.
“Padyshim që ka qenë një rastësi shumë e bukur, nuk ka qenë e planifikuar, ishte një rastësi e sjellë nga zoti.”, u shpreh Arjeta.
g.kosovari