Në Danimarkë janë regjistruar këngët e kompozuara 100 vite më parë nga pianistja e parë shqiptare, Lola Gjoka.
Me këtë projekt muzikor të përfunduar, u realizua edhe dëshira e pianistes së shquar shqiptare-artistes së madhe Lola Gjoka, e cila lindi në vitin 1910 dhe ndërroi jetë në 1985.
Në kishën e Virumit në Danimarkë janë xhirruar mbi 50 këngë të kompozuara gjatë viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar nga pianistja e parë shqiptare, Lola Gjoka. Këngët janë një kombinim i shkëlqyeshëm i muzikës klasike dhe këngës popullore shqiptare.
Mbështetës të këtij projekti voluminoz dhe artistik me vlera kombëtare janë bashkëatdhetarja e jonë me vendbanim në Danimarkë, Feride Istogu Gillesberg dhe bashkëshorti i saj danez Tom Gillesberg.
Ndërkohë, për tu realizuar ky projekt i cili do të rezultoj me një album që do të përbëhet nga dy cd, janë angazhuar edhe Maestro Zhani Ciko, soprano Mariana Leka, pianiste me vendbanim në Zvicër Ermira Lefort, pianiste Rudina Ciko, soprano Erinda Agolli, tenor Gerald Murrja, tenor Antonio Zefi si dhe soprano Feride Istogu Gillesberg dhe tenori danez Stig Fogh Andersen, i cili edhe ka dhënë një mund të jashtëzakonshëm npër realizimin e këtij projekti.
Sakaq, në këtë projekt muzikor nuk mund të harrohet edhe kontributi tepër i vyeshëm i kompozitorit, Alban Dhamo.
Albumin me dy CD mund ta porositni te iniciatorja e këtij projekti, Feride Istogu Gillesberg. Albumi me dy CD kushton 150 kr (kush porosit mbi 5 përnjëherë mund t’i blej nga 100 kr.) dhe mund të porositen te Feride Istogu Gillesberg (tlf 25125033). Me blerjen e cd-ve kontribuohet edhe në mbulimin e shpenzimeve të projektit.
/b.h