Në vitin 1997, në të gjithë botën bëri bujë lajmi se çifti amerikan Kenny dhe Bobbi McCaughey sollën në jetë shtatë fëmijë. Sot shtatënjakët janë adoleshentë 18-vjeçarë.
Në një emision televiziv, prindërit e tyre kanë treguar për vështirësitë që kanë kaluar për rritjen e tyre. Prindërit e 4 vajzave dhe 3 djemve janë emocionuar shpesh gjatë emisionit, kur kanë treguar për peripecitë që kanë përballuar gjatë rritjes së shtatënjakëve.