Një nga problemet që nxori në pah publikimi i pagave, ishte mos deklarimi i plotë i rrogave dhe për këtë kryeministri Edi Rama ka propozuar një zgjidhje.
Ai tha se ai që denoncon do të marrë një garanci financiare, por në fund do të jetë qytetari ai që do të thotë fjalën e fundit ne formularin e ‘Këshillimit Publik’.
Rama ka dhënë edhe një zgjidhje për problemin e pagave që deklarohen në minimumin e tyre, ndërkohë që nuk e marrin të plotë.
“Ai që denoncon se merr pagën minimale, ndërkohë që duhet ta marrë të plotë, do t’i jepet garanci financiare, që nëse humbet vendin e punës për shkak të denoncimit, do të marrë dëmshpërblim financiar. Nëse kjo është që të bëhet, ky është mendimi i shumicës, që një pjesë e taksave të tyre të përdoret për të bërë drejtësi”, tha Rama.
/b.h
Shko mu ne hale, se ka 8 vjet qe flet vetem perralla